Prokurori Publik Lupço Kovevski, sot në konferencë për media ka deklaruar se hetimi për tragjedinë në Koçani është zgjeruar me 19 persona shtesë.
„Të gjithë, ashtu si edhe ata të mëparshmit ndaj të cilëve ishte hapur hetim, janë të dyshuar për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme sipas nenit 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal. Për katër nga të akuzuarit është propozuar masa e paraburgimit, për shtatë të dyshuar është propozuar arrest shtëpiak në kombinim me ndalim për të komunikuar, dhe për edhe shtatë persona të tjerë janë propozuar masa kujdesi. Njëri nga të dyshuarit, në momentin e hapjes së hetimit, ndodhej jashtë shtetit“, tha Kocevski.
Kocevski theksoi se ndër të dyshuarit e rinj janë tre persona që në një moment të caktuar kanë ushtruar funksionin e ministrit të ekonomisë, dy sekretarë shtetërorë dhe tre zyrtarë përgjegjës për sektorin e gastronomisë dhe turizmit, të cilët kanë punuar në Ministrinë e Ekonomisë.
„Kanë mundësuar që ‘Puls’ të marrë licenca dhe të vazhdojë në mënyrë të paligjshme të ushtrojë veprimtari gastronomike gjatë gjithë periudhës nga hapja e objektit deri te zjarri. Ministri aktual i ekonomisë nuk është i përfshirë pasi pronari nuk ka iniciuar procedurë për licencë“, shtoi Kocevski.
Data 08.09.2026
Aktuale
- “Nuk na përfaqësoni”/ Tensione tek Ushtari i Panjohur, protestuesit gjuajnë me vezë
- Të shtëna me armë në Haraçinë, raportohet se është plagosur këngëtari Aziz Murati – ja detajet!
- Instituti i Historisë Kombëtare organizon përkujtimoren për historianin dhe diplomatin Jovan Donev
- Nga Bulevardi, afër Kuvendit! Qytetarët protestojnë teksa mbahet seancë plenare, thirrje SPAK: Arrestoni Ballukun dhe Ramën!
- Ahmetaj publikoi përgjimet tronditëse të Ron Yeffet dhe akuzoi Ramën/ Ish-zv.ministrja e PS, Ornela Çuçi: Nëse audio del autentike, SPAK të hetojë çfarë u bë pa tender
- Klodiana Lala: SPAK të hetojë dëbimin e News24 dhe gazetarëve nga Kayo. Kompania dyshohet e përfshirë në skemën e trafikut të armëve
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut shënon 35 vjetorin e pavarësisë
- Velkovski: Kryeministri u bë kryetar i komunës së gjithë Maqedonisë!




