02 Dhjetor
Pasardhës i Nikolla Gruevskit në postin e liderit të VMRO-DPMNE-së do të jetë ai që do të bashkojë më së shumti fraksione. Këtë në emisionin “360 Gradë” e deklaroi analisti politik Sasho Klekovski. Sipas tij, në këtë moment nuk ka individ për të cilin me siguri mund të thuhet se do të zgjidhet në këtë post, por ajo që spekulohet me më shumë kandidatë së paku paralajmëron atmosferë më demokratike në këtë parti.
Atje ka fraksion që rrjedhë nga protestat e shkollës së mesme të vitit 1997 rreth Antonio Milloshoskit, Vllatko Gjorçevit dhe pjesëmarrësve të tjerë në ato protesta. Ka një tekno-strukturë e cila kryesisht është me orientim menaxhues dhe ndoshta nuk është aq e dukshme dhe e eksponuar në eshalonet e para. Përfaqësues i kësaj strukture është Hristijan Mickovski i cili vjen nga posti i drejtorit të ELEM-it dhe mendoj se gëzon mbështetjen e atyre strukturave tekno-menaxhuese. Ka edhe njëfarë mbështetje të caktuar edhe për Nikolla Popovskin, përmenden Ilija Dimovski dhe kandidatë tjerë të mundshëm- deklaroi analisti Sasho Klekovski.

