Kisha Ortodokse Bullgare ka rënë dakord të bëhet Kishë Amë e Kishës Ortodokse të Maqedonisë dhe Kryedioqeza e Ohrit dhe të ndërmjetësojë në botën ortodokse për njohjen e autoqefalisë së saj, raporton A1on.
Sinodi i Kishës Ortodokse Bullgare zhvilloi një takim me të gjithë anëtarët e saj, ku ata vendosën të formojnë një komitet prej gjashtë anëtarëve të cilët do të negociojë me Kishën maqedonase dhe me kishat e tjera ortodokse për zgjidhjen përfundimtare të statusit të KOM-it.

