Kinemaja udhëtuese “Makedoks” e përfundon udhëtimin e nëntë, këtë vit në rajonin e Strugës, me “MakeDoks” eko-doku maratonën filmike të festivalit të gjashtë “DrimON”
nesër mbrëma nga ora 22 në Shtëpinë e Kulturës “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë. Ditët paraprake Kinemaja udhëtuese kishte projeksione të filmave dokumentar në fshatrat strugan Tashmarunishte, Radozhdë dhe Mali Vlaj.
“Në ndërkohë arriti edhe gjenerata e dytë e “Dokunikulci”, me çka filloi edhe punëtoria për film dokumentar kreativ. Të rinjtë menjëherë e kapën ritmin e Kinemasë udhëtuese, morën pjesë në projeksionin në Radozhdë, kishin udhëtim tërëditor në fshatin e shkëlqyer malor Mali Vlaj, ndërsa vetëm për një ditë arritën të pastrojnë një pjesë të madhe të bregdetit të Liqenit të Ohrit në kampin e dikurshëm, “Treska” në Radozhdë, kumtoi “Makedoks”. Projeksionet e kinemasë udhëtuese përmbajnë tre segmente – program të shkurtër me filma të animuar për fëmijë, reportazh të “MakeDoks” për kinematë udhëtuese paraprake në rajone të tjera në mbarë shtetin dhe në fund shfaqet filmi dokumentar me metrazh të gjatë. Kinemaja udhëtuese është pjesë e Festivalit të filmave dokumentar kreativ “MakeDoks”. Punëtoria për film dokumentar kreativ “Dokunikulci 2018” realizohet nga data 21 deri më 28 korrik në partneritet me “Festivalin DrimON” dhe me përkrahje të NED (National Endowment for Demokracy) dhe Agjencisë për Film të Republikës së Maqedonisë.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj
- Dessa: Revolucioni i ri në komunikimin zanor me inteligjencën artificiale
- Aksident në Pirok, 19 vjeçari i dehur përplaset në një shtyllë betoni dhe përfundon në vitrinën e një objekti
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- ISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut


