Pos Ferizajt e Skenderajt, PDK e fiton edhe Hanin e Elezit pa balotazh
Partia Demokratike e Kosovës ka fituar pa balotazh garën për kryetar në Ferizaj me Agim Aliun, Skenderaj me Sami Lushtakun dhe Hanin e Elezit me Mehmet Ballazhin.
Në Ferizaj, Agim Aliu ka fituar pa balotazh mandatin e dytë.
Me 56.47 % të votave, tash kur janë numëruar 95 të votave.
Kurse Sami Lushtaku në Skenderaj ka marrë 83.45 për qind, ndërsa janë numëruar 95 për qind të votave.
Ndërsa, në han të Elezit, Mehmet Ballazhi e ka fituar edhe një mandat duke marrë 50.94 për qind të votave.
Kurse, në balotazh ka arritur që të shkojë në gjashtë komuna, ku në Mitrovicë udhëheq me 47.89%.
Si parti e parë është edhe në Prizren, ku Shaqir Totaj i ka marrë 41.92% nga rezultatet preliminare të KQZ-së, njofton Klankosova.tv.
Në Kaçanik, PDK-ja po ashtu ka shkuar në balotazh si parti e parë, ku ka marrë 39.86%, e po ashtu edhe në Vushtrri ka shkuar në balotazh si parti e parë ku ka marrë 45.56%.
Si e dyta ka shkuar në Dragash me 28.38%, e edhe në Klinë si parti e dytë pasi mori 35.92%.