Alsat 2019-05-31T12:53:30+02:00
Në bulevardin “Aradhat partizane” nesër dhe pasnesër, në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhen punë ndërtimore për vendosjen e gypit gaz përçues me mihje tërthore afër udhëkryqit mes bul. “Aradhat partizane”, rr.”Manapo” dhe rr.”Londra”, informojnë nga MPB.
Për këtë arsye, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit përgjatë këtyre rrugëve me ç’rast komunikacioni në bul. “Aradhat partizane” në drejtim të lëvizjes nga Gjorçe Petrovi drejt Qendrës do të rikahëzohet në të majtë nëpër rr. “Lubjana” drejt bul.”Ilinden” dhe në të djathtë nëpër rr.”Moska” drejt rr.”Mitropolit Teodosij Golloganov”, ndërsa komunikacioni do të lëvizë nga Qendra drejt Gjorçe Petrovit do të rikahëzohet në të djathtë nëpër rr. “Marrëveshja e Bledit” drejt bul.”Ilinden” dhe në të majtë nëpër rr. “Parisi” drejt rr.”Praga”.
Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve t’i respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë.
Loading…



