Sot, në Gjykatën Penale u mbajt seancë publike e Këshillit Penal pas ankesave për arrestimet e deputetëve Saso Vasilevski dhe Ljupço Dimovski.
Vendimet për ankesat pritet të publikohen gjatë ditës. Ankesat e këtyre dy deputetëve arritën në gjykatë përmes postës dhe mbrojtja kërkoi seancë publike.
Vasilevski dhe Dimovski së bashku me katër deputetë të tjerë dyshohen për të enjten e përgjakshme më 27 prill në Parlament. Vasilevski është në paraburgim në Shutkë, ndërsa Dimovski në arrest shtëpiak, pasi Kuvendi ua hoqi imunitetin./Almakos

