01 November
Këshilli i Prokurorëve Publik prej sot në mëngjes është duke i shqyrtuar kandidaturat e gjithsej 23 personave të cilët duan të bëhen prokurorë publik të Maqedonisë. Por, edhe pas një dite të plotë pune, nga ky institucion nuk zbardhin se sa aplikacione kanë shqyrtuar deri pasdite dhe për sa prej tyre kanë mendim pozitiv ose negativ.
Qëndrimi i vetëm që sot mund të merrej nga ky Këshill ishte se:
Këshilli i Prokurorëve Publik
“Këshilli i Prokurorëve Publik do ta njoftojë opinionin pasi të shqyrtohen dhe vlerësohen të gjitha kandidaturat”.
Fakti që Këshilli nuk ka arritur t’i shqyrtojë të gjitha kandidaturat për një dit, nuk do të thotë se ka mospajtime për disa emra. Nevojitet kohë vetëm për shqyrtimin dhe leximin e paraqitjeve të 23 juristëve që kanë ambicie të bëhen prokurorë publik në vend. Më pas, për çdo kandidat këshilltarët duhet të vlerësojnë – nëse i njëjti i përmbush kushtet për prokurorë publik ose jo. Vlerësimet finale do të dërgohen në Qeveri, e cila do t’i përzgjedhë vetëm ata kandidatë që kanë marrë mendim pozitiv nga Këshilli. Në mesin e kandidatëve në konkurs ka emra të njohur të avokatëve dhe juristëve. Si favorit deri në këto momente është përmendur prokurori Lubomir Joveski, i cili është anëtar i Këshillit të Prokurorëve publik.
Alsat-M

