Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës, për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit.
Ai gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. R., 19 vjeç, sepse ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës, për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit. Ai gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.