Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, është kërcënuar me vrasje përmes rrjeteve sociale.
Lajmin e ka bërë të ditur ai nëpërmjet një postimi në Facebook.
Sipas Zeqirit personi që e ka kërcënuar për herë të katërt është pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
“Kërcënohem pērmes rrjeteve sociale nga i njejti kriminel për her të katert.
Ky qyqar (KUKAVIC) i MUP-it të Serbisë më kërcënon me vrasje dhe mi ofendon Herojt dhe figurat historike të Popullit Shqiptar.
Ky frikacak i ndyrë nuk ka guxim të përballet me mua por më kërcēnon përmes rrjeteve sociale”, ka shkruar ai.