Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e VLEN, Bilall Kasami, sot ka mirëpritur delegacionin e Unionit të Komunave Turke në Botë duke i dhënë kështu qytetit të Tetovës një vlerë dhe një vend të rëndësishëm në mesin e këtyre komunave.
“Në këtë takim diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit tonë në fusha të ndryshme dhe forcimin e lidhjeve tona historike e kulturore dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që janë në interes të qytetarëve tanë. Besoj dhe jemi të bindur se Tetova do të ketë mundësi të reja për zhvillim, përmes projekteve të përbashkëta si rekonstruimi i Sahat Kullës dhe projekteve tjera në arsim dhe kulturë.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së mundësive për zhvillimin ekonomik dhe social të qytetit tone. Ne jemi këtu sot për të ndarë jo vetëm ide dhe projekte, por edhe për të forcuar një aleancë që do t’i shërbejë të mirës së përbashkët të qytetarëve tanë. Tetova mbetet e përkushtuar ndaj kësaj çështje dhe është e gatshme të jetë pjesë aktive e çdo iniciative që sjell zhvillim, përparim dhe një të ardhme më të ndritur për të gjithë”, thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Data 13.07.2026
Aktuale
- Arrestohet 24 vjeçari nga Treboshi, kapet me lëndë narkotike
- Plumbi qorr dëmton automjetin në Poroj, fatmirësisht nuk ka të lënduar
- Incident në Dasmën e Galiçnikut – Gostivarasi arrestohet dy herë brenda një dite
- Shqipëria s’do të japë pasaporta shqiptarëve në RMV-së, pas anëtarësimit të saj në BE
- MPB me fotografi të gjeneruar nga inteligjenca artificiale e informoi opinionin për rastin me personin e humbur në Matkë
- Mbrëmë është djegur vetura që përdorte një gjykatës i njohur
- Fund tragjik i një konflikti familjar në Shkup, djali vret babain
- Më tepër reshje shiu kishte në Veles, sot mot me diell dhe temperatura deri në 34°C


