Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot në Prishtinë kanë realizuar takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ku kanë biseduar për shumë çështje me rëndësi të përbashkët për të dy vendet, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Në këtë drejtim biseduam për mungesën e një strategjie gjithëpërfshirëse për arsimim më cilësor në gjuhën shqipe, për problemet e shumta që shfaqen në rrugën e ringritjes së arsimit shqip, sidomos për problemin e mungesës së furnizimit të nxënësve me libra nga ana e MASH-it dhe shumë problematika tjera që pamundësojnë sistem arsimor cilësor dhe në hap me trendet moderne të arsimit.