Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA, deklaroi sot se VLEN do të shkojë drejtë bashkimit në një parti dhe se do të kërkojnë nga Kryeministri rishqyrtimin e marrëveshjes në Qeveri.
I pyetur se a do ta largojnë Arben Taravarin nga Qeveria, Kasami tha se kur janë futur në qeveri kanë pasur marrëveshje me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe se në rrethana të reja do të duhet të rishqyrtohet marrëveshja si koalicion.
“Kur jemi futur në qeveri kemi pasur marrëveshje me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe se në rrethana të reja do të kërkojmë nga Kryeministri se duhet të rishqyrtojmë marrëveshjen si koalicion”, tha Kasami.
Kasami tha se ka individë dhe subjekte politike që janë të gatshëm të bëhen pjesë e shumicës parlamentare. I pyetur nëse e ka fjalën për ASH-Sela, Kasami tha:
“Nuk besoj, as që ka elemente për zgjedhje të parakohshme, sepse shumica parlamentare është më stabile se kurdoherë që ka qenë, biles kemi informata që ka edhe subjekte politike dhe individë nga…për momentin që janë pjesë e opozitës, të cilët janë të gatshëm t’i bashkohen qeverisë. E dini edhe deklaratën e z.Taravarit që nuk është i gatshëm për t’u larguar nga qeveria dhe nuk besoj se do të ketë krizë qeveritare, përkundrazi ka individë dhe subjekte politike nga opozita të cilët janë të gatshëm të jenë pjesë e shumicës parlamentare”, ka deklaruar Kasami.
Data 22.09.2026
Aktuale
- Peskov: Moska kërkon paqe të përhershme në Ukrainë, jo armëpushim të përkohshëm
- Skandali me Vlora Hysenin, protestuesi para Kryeministrisë: SHISH është komprometuar! Presidenti nuk mbledh Këshillin e Sigurisë, deputetët heshtin!
- Takim Gashi-Hilal: Forcimi i bashkëpunimit për barazinë gjinore dhe avancimi i pjesëmarrjes së të rinjve
- Meta Muse: Aplikacioni që sfidon ChatGPT me një nisje të jashtëzakonshme
- Gëzim i madh në familjen Istrefi! Era dhe Nora bëhen me një anëtar të ri, dalin pamjet e para të bebit
- Kongresmeni amerikan Joe Wilson akuzon Vuçiqin për rritjen e ndikimit rus dhe kinez në Evropë
- “Ku ndodhet Vlora Hyseni? S’ka asnjë reagim apo shpjegim!”, Belind Këlliçi: Rama do të firmosë shkarkimin e një fantazme të arratisur!
- Shkarkimi i Vlora Hysenit, aktivisti Erlind Xhindi: Presim që hetimet të shkojnë më lart, tek Balluku dhe Rama



