Bujar MISIMI
Ngjajshmëria me karakteristikat e ujit i cili nuk ka ngjyrë, shije dhe arome duket se përvec financiarisht Hazbi Idrizin kryetarin e komunës së Bogoviës e tërheqin edhe nga aspekti i përputhshmërisë me karaktrin e tij si një politikan që ka ndryshuar shumë parti pavarësisht ngjyrave duke ushtruar më shumë pozicione që ja kanë nxjer shijen si politikan lokal me afat të skaduar.
Në fshatin Bogovinë, uji për pije ështe kthyer në simbol të rezistencës për mbrojtjen e investimeve të kryera nga vet qytetarët kundër qeverisë lokale. Është situatë hipotetike që të jep një shpjegim të qartë se sa qytetarët në fakt ju besojnë autoriteteve për të menaxhuar me resurset që në masë të madhe janë krijuar me mundin dhe investimet e kryera nga vet ata.
Muaj më herët kjo komunë pretendon se ka marr ujësjellsat e disa vendbanimeve për rreth në administrim, të cilat gjithashtu jan bërë me vetkontribut të qytetarëve, ndërkohë që nuk është e qartë se çka ka ndryshuar pas kësaj, sepse të njejtat vazhdojnë të mbeten në gjendje të mjerueshme. Por kur vjen puna për unjësjellsin e Bogovinës qytetaret kanë dal në mbrojtje të së njejtit. Kjo ndodh siç thonë qytetaret për arsye se ata aspak nuk ju besojnë autoriteteve lokale në krye me Hazbi Idrizin, duke vënë në pikpyetje prapavijën për marrjen e këtij objekti. Kryetari i komunes publikisht ju është kërcnuar se janë duke shkelur ligjin madje edhe ka thirrur në përgjegjësi penale personat të cilët kanë menaxhuar ujësjellsin gjith këto vite. Por kërcenimi duket se nuk është i mjaftueshem për të bind qytetarët të cilet duan të mbrijnë të vetmin send që ka funksionuar deri më tani në fashtin e tyre, dhe kanë paralmëruar protesta të tjera për ditën e Premte. Ata përmendin ndërmarjen sharri për të cilën thonë se prej themelimit të saj ka falementuar më shumë se 5 her përshkak të keqpërdorimeve të njëpasnjeshme financiare, ndërkohë potencojnë se edhe disa nga ish udhëheqsit e kësaj ndërmarje dhe vet kryetarit ju është ngritur padi për keqperdorime të ndryshme. Me këtë administrate komunale, qytetaret janë të bindur se i njejti fat e pret edhe ujësjellsin e tyre. Këshilltari i vetem komunal i pavarur që ështe në anën e qytetarëve Bujar Misimi shprehet se ” komuna edhe pse ka në ingerencë ujësjellsat ajo momentalisht nuk ka kapacitetin e duhur financiar por edhe aftësi të menaxhoj me ujësjellsin e Bogovinës” ai shton se ” përvoja e hidhur me ndërmarjen për hedhurina na bën të besojmë se fati i njejtë e pret dhe ujësjellsin tonë” ndërkohë që propozon që të gjendet zgjidhje duke dhënë me koncesion ose partneritet publiko-privat ujësjellsin qytetareve, të cilët me sukses kanë udhëhequr për 20 vjet të njejtin. Ai gjithashtu tregon që ndaj tij ashtu si edhe ndaj shumë qytetarëve të tjerë u është ushtruar presion për të ndryshuar qëndrimin.
Se cili është interesi i krytearit te komunës Idrizi që pas mëshumë se 6 vjet në krye të kësaj komune të insistoj një ndermarrje të sukseshme e cila mund lehteisht të legalizohet, të fus nën kontoll mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt që deri sot, ingerencat e ushtruara në shumë fusha kan lënë qytetarët e kësaj komune me rruge të kqija, vendbanime të tëra pa ujë të mjaftueshëm, sisteme të amortizuara unjësjellsash, ndërsa për kanalizme dhe investime kapitale as që mund të bisedohet.
Shumë qytetarë të kësaj komune janë të bindur se ky politikan me karakteristika uji pa ngjyrë e shije, duhet të tërhiqet njëher e përgjithmonë nga skena politike duke lëshuar hapsirën një arome të re ne skenen politike.