Politizimi i arsimit dhe keqpërdorimit të shkollave për qëllime politike po vazhdon. Kemi informacione se individ të caktuar në kuadër të udhëheqsisë së shkollës fillore “Faik Konica” dhe shkollave tjera në Komunë, urdherojnë nxënësit të marrin pjesë në tubimet partiake që planifikojnë ti mbajnë këtyre diteve në fshatrat e komunës së Likovës. Në Sllupçan urdherojnë arsimtarët, nxënësit dhe antarët e shoqërisë kulturore artistike “Jeta e re ” që me veshje kombëtare të presin funskionarët e kësaj partie. Ky fshat dhe kjo komune ka sakrifikuar shumë, ka dhënë edhe gjakun, ka dhënë gjithcka që kishte për ideale dhe kauzën kombëtare. Ideale të cilët kjo garniture politike shum shpejt i harroi duke shijuar kolltuqet e qelbura qeveritare.Andaj kte luks ju nuk e meritoni dhe mos detyroni njerëzit jasht vullnetit te tyre,tju plotsojne qefet dhe epshet e pakontrolluara. I bëjme thirje që të ndalojnë këtë politizim të paskrupullt të shkollave, inkurojmë edhe arsimtarët të mos bien pre e këtyre presioneve, të ruajn dinjitetin e nëpërkëmbur nga të njejtit sepse koha e tyre ka mbaruar, ju do ta keni vendin me të merituar në shoqerin tonë, ashtu sikur është në çdo vend normal, të lirë dhe demokratik.
Me respekt,
Aleanca për Shqiptarët, Nëndega Sllupçan



