Time Kadrijaj tha se ndryshimi i mënyrës së votimit është joligjor, teksa tha se kjo është një taktikë e LVV-së “që Haxhiu të mos dështojë sërish që të zgjidhet kryeparlamentare”. Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje po e shfrytëzon kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, për taktikat e tyre politike.
Ajo sërish kërkoi që partia fituese e zgjedhjeve të ndryshojë propozimin për kryeparlamentar.
“Tash po kërkojnë votë për formimin e komisionit, ndërsa nuk e kemi emrin e kandidatit. Fillimisht duhet të vijë emri i kandidatit. Ne nuk e dimë për cilin kandidat do të votojmë. As për komision nuk i kanë votën. Nëse nuk ndryshojnë qasje, kështu do të vazhdojë. Këto janë taktika të LVV-së që po e keqpërdorin pozitë e kryesuesit (Avni Deharin) dhe i gjori po punon sipas skenarit të LVV-së. LVV-ja duhet ta ndryshojë kandidatin”, ka shtuar ajo.