Alsat-M 2019-05-05T11:26:36+02:00
Deri në ora dhjetë në të gjithë komunën e Tetovës kanë votuar 2.35%, apo 1961 votues nga gjithsej 83.367 votues të shpërndarë në 117 vendvotime. Në rrethin e parë dalja e votuesve për periudhën e njëjtë, gjegjësisht tre orë pasi janë hapur vendvotimet ka qenë 3.58%.
Në Zhelinë dhe Bogovinë është evidentuar dalja më e ulët e qytetarëve për të votuar. Deri në ora 10 në Zhelinë kanë votuar 1,20%, derisa në Bogovinë 1,31% e qytetarëve.
Komisioni komunal zgjedhor në Brvenicë ka evidentuar jehonë më të madhe deri në ora 10, gjegjësisht kanë votuar 3,31% apo 506 qytetarë nga gjithsej të regjistruar 15,268. Ngjashëm procesi është zhvilluar edhe në Jegunovcë ku kanë votuar 347 qytetarë nga gjithsej 22.116.
Në gjashtë komunat e rajonit të Tetovës mundësi për të votuar kanë 181.933 qytetarë me të drejtë vote.
Loading…



