Lidhur me deklaratën e djeshme të ministres së Arsimit, Vesna Janevska, e cila dje tha se për Maqedoninë e Veriut nuk ka vlerë UÇK-ja, deputeti Blerim Bexheti nga BDI tha se po e ndjekin situatën me shqetësim, përcjell TV21. Bexheti tha se ajo nuk ka treguar asnjë kualitet në udhëheqje me MASH.
“Sigurisht që është në syrin dhe vëzhgimin tonë e gjithë kjo sjellje arrogante dhe fyese e ministres së Arsimit, që nuk është e para kjo, ku favorizon për të njëjtën çështje komitët nëpër shkollat maqedonase, kurse për fëmijët shqiptarë që kanë përgatitur për festat shfaqje teatrale, recitime e kështu me radhë, ajo është si me qenë e caktuar në qeveri kujdestar për të ndjekur këto çështje”, tha Bexheti./tv21.tv
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/595921636449109/?ref=embed_video