Duket një atmosferë euforike dhe sallë e stërmbushur me antarë dhe simpatizantë, nga dega Dibër e BDI- së, dega Dibër. Por, pjesmarrësit dibran janë në numër të vogël. Të gjithë të tjerët janë të ardhur nga qytetet e tjera, për të mbushur sallën. Madje, shumë punëtorë të institucioneve nga Dibra thonë se u bëhet presion, nëse nuk ndjekin aktivitet e partisë, ku edhe drejtorët janë nga rradhët e strukturave të BDI-së.
Këta janë pjesmarrësit e rrejshëm në konventën promovuese të kandidatit për kryetar komune, z.Ruzhdi Lata dhe listës për kêshilltarë komunal, me në krye z.Fuat Spahiu.
Ku mysafir në konventë ishte zv/kryeministri Hazbi Lika, i cili e përshëndeti Konventëm dhe ministri i Ekonomisë, z.Kreshnik Bekteshi, të cilët duan t’i dalin Zot njëri – tjetrit, por kanë harruar popullin.

