Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti nga Cetinska e Tetovës, ka deklaruar se dëshirojnë të dërgojnë porosi se janë më tepër se 2-3 të pakënaqur. Sipas tij, ata nuk dëshirojnë ta dëmtojnë BDI-në, por përkundrazi e dëshirojnë faktorizimin e partisë, raporton SHENJA.
“Pas Sellcës, sonte jemi në Cetinskë, në zemër të Tetovës!
Nga këtu, përveç që duam të dëgjojmë zërin e qytetarit tetovar, gjithashtu dërgojmë porosi të fuqishme se nuk jemi 2-3 të pakënaqur siç Artan Grubi e gënjen kryetarin Ali Ahmeti. Ne vetëm publikisht po e artikulojmë pakënaqësinë dhe mllefin që qytetarët nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari dhe gjitha vendbanimet shqiptare e kanë me këtë ekzekutiv të dështuar dhe arrogant.
Ne nuk duam assesi ta dëmtojmë BDI-në, nuk duam ta përçajmë që ajo të ketë fatin e PPD-së apo PDSH-së, përkundrazi duam BDI të forcohet dhe të kthehet te baza, të kthehet te origjina, të kthehet te qytetari, pa ministrat oportunistë të kryesuar nga Artan Grubi.”, ka deklaruar Izet Mexhiti.
Data 02.07.2026
Aktuale
- Nora Kaliqi emërohet U.D. Kryeredaktore e Servisit të Dytë Publik në MRT
- VLEN: Transporti ajror po modernizohet me standarde evropiane, Maqedonia e Veriut e para në rajon me teknologjinë më të avancuar
- LSDM: Përpjekje e Mickoskit për krijimin e një opozite të kontrolluar
- FOTO/ Protestueset gra në ‘vijën e parë’ të protestës tek Kuvendi, formojnë një ‘gardh’ për të penguar dhunën e policisë
- Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues, mes tyre aktivisti Gent Progni
- Rama me pagë rekord në Ballkan, merr 4138 euro në muaj, 5 herë mbi mesataren e vendit
- Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Nijazi Muhamedi
- Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, raportohet për dëme të mëdha materiale


