27 Shtator 2018 / 18:57
Në fjalimin e tij në Asamblenë e 73-të të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, presidenti Gjorge Ivanov tha se marrëveshja e Prespës e shkel të drejtën e vetëvendosjes së qytetarëve të Maqedonisë prej ku buron e drejta që të zgjedhin emrin e tyre dhe emrin e shtetit që e kanë krijuar. Ai tha se teksti i marrëveshjes me Greqinë përpiluar pa dijeninë e tij si president. Ai tha se nëse referendumi dështon, atëherë do të hapet një mundësi e re. Ndryshe, derisa Ivanovi po fliste, zëvendësministri i Jashtëm Andrej Zhernovski lëshoi sallën. Ivanov kishte një porosi për liderët dhe zyrtarët amerikan dhe europain të cilët ditëve të fundit vizituan Maqedoninë.
Alsat-M


