
Pas konstituimit të Kuvendit të ri, gjegjësisht verifikimit të deputetëve, ka filluar të skadoj afati për formimin e qeverisë.
Deri më 9 janar presidenti Gjorge Ivanov duhet të dorëzoj mandatin kandidatit të partisë ose partive që do të arrijnë të grumbullojnë 61 nënshkrime, gjegjësisht shumicë për formimin e qeverisë.
Mandatari në afat prej 20 ditëve deri tek Kuvendi dërgon program dhe propozon përbërjen e qeverisë. Pasi ta bëj këtë, Kuvendi e zgjedh Qeverinë me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Nëse në këtë periudhë mandatari nuk arrin të formoj qeveri, atëherë përsëritet e tërë procedura me mandatar të ri.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor koalicioni i VMRO-DPMNE-së ka fituar deputetë, LSDM- 49, BDI-10, Lëvizja BESA-5, “Aleanca për shqiptarët”-3 dhe PDSH- 2 deputetë. /SHENJA/