Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, është paditur për keqpërdorime që dyshohet se i ka bërë gjatë shitjes së banesave, me çka ka dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 42 mijë euro. Përpos tij, janë paditur edhe një avokat shtetëror aktual, një ish avokat dhe një noter.
PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE
“Personat M.J (39) nga Shkupi, D.R (64) nga Prilepi, S.T (63) nga Prilepi dhe V.J (51) nga Prilepi, janë nën dyshimin se kanë kryer vepër penale ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit’, i paraparë dhe dënuar me nenin 353 paragrafi 1, 3 dhe 5 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë në Shkup”
Ish ministri Janakievski, siç ka bërë të ditur MPB, në periudhën kohore prej vitit 2007 deri në vitin 2010, në cilësinë e ministrit të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë e ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare në mënyrë që në kundërshtim me dispozitat e parapara në Ligjin për shitjen e banesave sociale, gjegjësisht pa Vendim të Qeverisë si pronar i banesave nr. 16 dhe 12 të ndodhura në a.q “ndërtesën e pensionistëve” në Prilep, si përfaqësues i autorizuar i Qeverisë ka lidhur marrëveshje për shitblerje të banesave me personat Z.A dhe D.R, banesa të cilat personat i kanë shfrytëzuar në bazë të vendimeve të dhëna nga ish Lidhja e Luftëtarëve dhe Lidhja e Pensionistëve.
I denoncuari i dytë me profesion noter, i denoncuari i tretë ish avokat shtetëror dhe i denoncuari i katërt avokat aktual shtetëror në cilësinë e personave të autorizuar të cilët është dashur ta hetojnë ligjshmërinë dhe lejen e lidhjes së marrëveshjeve, nuk kanë ndërmarrë masa dhe kanë humbur mbikëqyrjen për mbrojtjen e pronës shtetërore të Republikës së Maqedonisë, me ç’ka u është mundësuar këtyre personave të bëjnë shitblerjen e banesave me çmime të autorizuara, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë në vlerë të përgjithshme prej 2.595.976 .00 denarëve. Enis Murtezi /SHENJA/

