Informacionet publike që pretendojnë se Zëvendëskryeministri Stoilkovic është bashkëpunëtor i shërbimeve inteligjente serbe ngrenë shqetësime serioze për një shtet anëtar të NATO-s, ka ngritur kësjtu sheqtësime seruoze nënkryetari BDI-së, Bujar Osmani lidhur me publikimet që aludojnë për një lidhje të mundshme të një zëvendëskryeministri me shërbimet e inteligjencës serbe.
Nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, për Bujar Osmanin kjo do të nënkuptonte se informacione dhe procese të brendshme të një qeverie të NATO-s mund të jenë ekspozuar ndaj një shteti jo-anëtar të NATO-s, i cili ruan afërsi të theksuar me Rusinë.
Përtej kësaj Osmani reagon se kjo është dhe çështje e thyerjes së besimit brenda Aleancës Euroatlantike
‘’Kjo është çështje e sigurisë kombëtare, integritetit institucional dhe besimit brenda aleancës euroatlantike. Këto pretendime kërkojnë sqarim urgjent, transparent dhe profesional nga institucionet kompetente’, përfundon reagimin e tij Bujar Osmani.


