Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ndaj sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
“Këto akte të dhunshme janë përpjekje të hapura për destabilizim dhe cenim të rendit e paqes në Kosovë. Mbështesim fuqimisht institucionet e Kosovës dhe përpjekjet për shtrirjen e plotë të sovranitetit në gjithë territorin e saj.
Stabiliteti dhe siguria e Kosovës janë të pacenueshme!”, ka shkruar Ibrahimi.