Një 31-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën si pasojë e Covid në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Raportohet se i riu kishte disa ditë që ishte shtruar në spitalin Covid2 në kryeqytet.
Gjendja e tij ishte rënduar pas infektimit me koronavirus, por nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje 801 raste të reja me Covid, ndërsa 15 persona nuk e fituan betejën me virusin.



