Humb jetën si pasojë e Covid-19 Kryetari i Këshillit të Bashkisë Kavajë Ramazan Cara. Ai ka rezultuar pozitiv me koronavirus që prej datës 1 shkurt, ndërsa së fundi ai ishte shtruar për mjekim të specializuar në spital.
Fillimisht ai u trajtua në banesën e tij në Kavajë por pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore u dërgua në spital.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Carën e ka bërë të ditur kryebashkiaku Redjan Krali. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krali ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikut të tij, siç e quan ai.
“Shumë u lutëm për ty o mik i mirë, por kjo flamë të mundi!
Tepër e hidhur është ikja jote sot, për secilin nga ne që pati fatin të të njihte.
Të të njihte zemrën e butë, urtësinë e mendimit, besnikërinë e një miku të rrallë.
Nuk ka ngushëllim kjo humbje për familjen tënde; Zoti i dhëntë durim dhe forcë!
Të qoftë dheu i lehtë Ramazan Cara!”, shkruan kryebashkiaku.



