Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë nga COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 41 bilancin e viktimave.
52- vjeçari prej 3 ditësh ishte dërguar nga Infektivi tek Qendra e Mjekësisë Sportive në QKUK ambientet e të cilës janë kthyer në funksion të pandemisë.
Kosova ka shënuar një rritje të rasteve të reja, teksa regjistron 2363 raste me COVID-19.



