“Rruga e Mëndafshit” e lidhshmërisë dhe mirëkuptimit kulturor
Në punën e tij të pasur krijuese, Kaleshi i qëndron besnik rrënjëve deri në fund të jetës. Duke u ndalur në imazhin e njeriut të zakonshëm, duke theksuar kokën si një simbol të shpirtit njerëzor. Një njeri që mbrojti dinjitetin e bukurisë së qytetërimit ballkanik dhe të të gjitha bashkimeve kulturore, në kundërshtimnit me ndarjet e imponuara.
Kaleshi ka qenë gjithmonë i pranishëm në Maqedoni dhe ne mendojmë se kjo periudhë duhet të jetë momenti për t’i bërë homazhe për të gjithë trashëgiminë kulturore që na ka lënë. Jemi me fat që njerëz të tillë janë pjesë e vendit tonë, trashëgiminë kulturore të të cilëve e lanë në Maqedoni, tha Dita Starova – Qerimi, drejtoreshë e GN.
“Po të mos ishte Luan Starova, me siguri nuk do ta kisha takuar Omer Kaleshin. Në promovimin e librit të Starovës në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, takova Kaleshin. Takimi me të u kthye në një takim interesant, nga humori në sferat ezoterike, që në fund të shkruaja një libër për pikturën e tij. Përmes krijimtarisë së tij të pasur, ai bashkoi tre vendet ballkanike që janë atdheu i tij, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Turqinë. “Rruga e Kaleshit, nga lindja në perëndim, nga Stambolli, Shkupi, Parisi është “Rruga e Mëndafshit” e kulturave, gjuhëve, feve, mirëkuptimit, respektit…”, tha profesori Ferid Muhiq.
Akademiku Luan Starova, në një përmbledhje të veprës së Kaleshit, flet për përpjekjet e shumë artistëve të letërsisë, pikturës dhe muzikës për të kuptuar kohezionin e krijimit artistik përgjatë pesë shekujve të periudhës osmane.
Në këtë aktivitet morën pjesë artistë, profesorë, punonjës të kulturës, anëtarë të familjes Kaleshi, artdashës dhe përfaqësues të mediave. Galeria Nacionale shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë ata që nderuan personazhin dhe veprën e Omer Kaleshit.