29 November
Zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropës dhe Euroazinë Hojt Brajan Ji do të jetë ambasadori i ri i SHBA-ve në Maqedoni, kanë konfirmuar për AlGjazirën burime të Departamentit të Shtetit. Ji do të zëvendësojë ambasadori Xhes Bejli i cili në këtë pozitë u emërua në dhjetor të vitit 2014. Në periudhën 2010-2013, Ji ka qenë ambasador në Kroaci. Në periudhën e krizës politike, Ji ka vizituar disa herë Maqedoninë, kurse në vizitën e tij të fundit menjëherë pas ngjarjeve të prillit në Kuvend, ai theksoi nevojën e formimit urgjent të Qeverisë së re. Së fundmi, Ji është takuar me ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov, ndërkohë që ky i fundit e ka njoftuar për rrjedhën e zbatimit të reformave në vend.
Alsat-M

