Një 15-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi në bashkëpunim me dy bashkëmoshatarë të tij ka hedhur lëndë piroteknike (kapsolla), duke shkaktuar shqetësim dhe prishje të qetësisë publike.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar të kryeqytetit, ndërsa uniformat blu kanë nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe shoqërimin e dy të miturve të tjerë të përfshirë në incident.
Policia njofton se po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që apelon për respektim të rendit dhe sigurisë, veçanërisht gjatë përdorimit të lëndëve piroteknike.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për një të mitur 15 vjeç, pasi në bashkëpunim me dy bashkëmoshtar të tij, kanë hedhur lëndë piroteknike(kapsolla) duke prishur qetësinë publike. Punohet për shoqërimin e 2 bashkëmoshatarëve të tij dhe sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.