Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin me “Urdhrin e Lirisë”.Thaçi ka thënë se kjo medalje i ndahet Ruçit për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Kryeparlamentari i Shqipërisë para se të takohet me presidentin kosovar është takuar me homologun e tij nga Kosova, Kadri Veselin. Ndërsa, pas takimit me Thaçin, ai pritet ta ketë edhe një takim kryeministrin, Ramush Haradinaj.

