Muzetë e parë u ngritën si koleksione private të individëve të pasur, familjeve dhe institucioneve të objekteve të artit dhe kurioziteteve të rralla nga bota natyrore dhe gjetjet arkeologjike. Ato ekspozoheshin në të ashtuquajturat “dhomat e çudirave” apo “vitrinën e kurioziteteve”. Nga publiku, vetëm qytetarët “të denjë” kishin akses, gjë që ishte veçanërisht e vërtetë për koleksionet e artit familjar.
“Muzetë, qëndrueshmëri dhe mirëqenie” është motoja me të cilën festohet sot Dita Ndërkombëtare e Muzeve, 18 maji, datë që institucionet muzeale në mbarë botën e festojnë me aktivitete të ndryshme që nga viti 1977.
Muzetë në të gjithë vendin shpallin dyer të hapura dhe hyrje falas për vizitorët, ndërsa në kuadër të ditës do të zhvillohen promovime, ekspozita, seminare dhe aktivitete edukative të shumta, me qëllim afrimin e trashëgimisë kulturore të luajtshme me pjesën më të madhe të publike./Lajmi i plotë.