Alsat-M 2019-05-29T13:27:59+02:00
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johanes Hahn tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të vazhdojnë dialogun e pezulluar pas vendosjes së taksës nga qeveria e Kosovës për produktet që vijën nga Serbia Bosnja.
Hahn në konferencë për medie bashkë me përfaqësuesen e Lartë e BE-së Federica Mogherini, pas publikimit të dokumentit strategjisë së zgjerimit dhe raportin për Kosovën, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të heqin taksën ndaj mallrave serbe.
“Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, këto dy vende duhet të vazhdojnë negociatat”.“Kosova duhet të heqë tarifat për Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën. Tarifat për Serbinë dhe Bosnjën, duhet të hiqen”.
Loading…



