VMRO-DPMNE e fitoi besimin e qytetarëve, por, LSDM përmes rrethanve të ndryshme u soll në pushtet dhe e zbaton planin për ridefinimin e shtetit. Kështu deklaroi në tubimin parazgjedhor, në Vinicë, kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski. Sipas tij, tani është koha që qytetarët ti përkrahin kandidatët e VMRO-DPMNE-së, dhe me këtë të dërgojnë porosi të fuqishme se askush nuk mund të shkoj kundër vullnetit të popullit.
“Më 15 tetor, fuqia është në lapsin dhe dorën e secilit qytetar të Maqedonisë, atëherë do të shpreheni për gjithçka, edhe për kryetar komune, edhe për këshilltar, por edhe për gjithçka tjetër, edhe për marrëveshjen me Bullgarinë, edhe për planin si ta zgjidhin problemin me emrin, për të cilin mezi presin të kalojnë zgjedhjet lokale, edhe për ligjet jokushtetuese për përdorimin e gjuhëve, edhe për migrantët për të cilët planifikojnë dhe diku premtuan se do të na i sjellin, edhe për punën e paligjshme në këtë periudhë, edhe prë gjithçka tjetër”, tha lideri i VMRO-DPMNE-ë, Nikolla Gruevski. /SHENJA/

