07 September
“Me të vërtetë habitem nëse këtë e bën vetë Zaevi, tani para zgjedhjeve të luajë me ndjenjat e qytetarëve shqiptarë, ose nga ana tjetër, kjo bëhet në marrëveshje me BDI-në, kur paraprakisht dihet se dispozitat kyçe të përpiluara në ligj janë anti-kushtetuese dhe se ato mund të hidhen poshtë gjatë dorëzimit të parashtresës në Gjykatën Kushtetuese nga cilido qytetar i shtetit. Ajo që në fakt e bëjnë me këtë ligj, veçanërisht kur fazën e parë nguten ta kalojnë tani para zgjedhjeve, është tentim për të fshehur mos-punën e tyre.

