
VMRO-DPMNE-ja sonte ka qëndruar në Krushevë, nëkuadër të fushatës parazgjedhore. Lideri i kësaj partie, Nikolla Gruevski, para banorëve të Krushevës fliste për ulje të papunësisë, për projektet që VMRO-DPMNE i ka realizuar në dekadën e kaluar në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe premtoi që do të vazhdojnë kështu edhe mandatin e ardhshëm dhe do t’i rrisin pagat, pensionet dhe ndihmat sociale. Gruevski gjjithashtu paralajmëroi se do të ketë edhe investime të reja në këtë qytet dhe në tërë vendin, raporton SHENJA.
“Të dielën populli do të dalë dhe masovikisht do ta përkrahë koalicionin tonë dhe edhe njëherë do të tregojë se këtu, në Republikën e Maqedonisë, vendos vetëm populli dhe askush tjetër” tha sonte gjatë fjalimit të tij lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në Krushevë.