Zëvendëskryeministri Artan Grubi njofton se sot është nënshkruar protokolli mes ministrave të brendshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc. Grubi thotë se ndërkohë që sot është nënshkruar pjesa formale mes ministrave, nga nesër fillon rregullimi infrastrukturor për hapjen e tij, por pa bërë me dije se kur do të hapet konkretisht ky kalim kufitar kaq i përfolur.
“Me nënshkrimin e sotëm të Protokollit mes dy ministrave të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, Spasovski dhe Gashiq, përfundon pjesa e stërzgjatur dhe shumë e vonuar e hapjes së vendkalimit kufitar Llojan – Miratoc.
Pjesa formale përfundoi sot, ndërsa nga nesër nis rregullimi infrastrukturor për të nisur me punë.”- shkruan Grubi.
Data 23.09.2026
Aktuale
- E ka marrë shumë malli për prindërit, vajza e martuar e Remzie Osmanit bën gjestin emocionues për nanën dhe babën
- Arabia Saudite kremton Ditën Kombëtare në Tiranë, Presidenti Begaj i ftuar nderi
- BOTA NË FOKUS | Hapen shkollat në Gaza- por, a ka nxënës?
- “Rama e krijoi më herët alibinë për arrestimin e Vlora Hysenit”, Bushati: Është në ngërç, mund të ketë dosje…
- Rreziqet e inteligjencës artificiale: Si të mbrohemi nga sfidat e së ardhmes
- Moment që të këput shpirtin! Laurent Krasniqi dhe gjesti i fundit për nënën, pak para se të ikte nga kjo botë
- Zjarr i madh në autostradën Thumanë-Kashar
- Mickoski takohet me Janšën në Nju Jork: Në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi mes dy vendeve



