Më 21 shkurt është caktuar seancë gjyqësore për organizatorët e hyrjes së dhunshme në Kuvend, ose siç është e njohur si “27 prilli”.
Vitin e kaluar Prokuroria Publike ngriti aktakuzë për ish-ministrat Spiro Ristovski, Mile Janakieski, ish-spikerin e Kuvendit Trajko Veljanoski, dhe ish-drejtorin e DSK-së Vlladimir Atanasovski si organizatorë për dhunën në Kuvend.
Sipas Prokurorisë, katër funksionarët pas zgjedhjeve të vitit 2017 kanë bërë plan që ta pengojnë formimin e qeverisë së re. Ish-ministrat Janakieski dhe Ristovski kanë angazhuar anëtarë partiakë dhe kanë komanduar nga ndërtesa partiake.



