Drejtuesi i Kompanisë së autobusëve “Besa Trans” Bekim Haxhiu tha se nuk ndjehet fajtorë sa i përket akuzës për falsifikim të çertifikatës së licencës për udhëtim ndërkombëtarë. Prokurori, Vlladimir Milloshovski tha se autobusi i “Besa Trans” që nuk ka poseduar çertifikat të licencës, 20 herë ka kaluar kufirin në vitin 2021.
Ndërkohë, Përfaqësuesi i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve që është kompetente për dhënien e licencave, tha se kompania “Besa Trans” ka pasur Licencë për udhëtim ndërkombëtar, mirëpo autobusi i cili u aksidentua në Bullgari, nuk ka poseduar çertifikatë nga licenca për transport ndërkombëtarë.
Sipas mbrojtjes në këtë rast nuk bëhet për falsifikim dokumenti siç pretendon prokuroria. Alispahiq, thekson se autobusi i aksidentuar i ka përdorur çertifikatat e autobusëve të tjerë për të udhëtuar, por në as një rast nuk ka falsifikuar document. Se si ka qenë e mundur të udhëtohet me çertifikatë të autobusëve tjerë, Alispahiq thotë se organet hetuese duhet të hetojnë se si i kanë lëshuar doganierët.
“Nuk është bërë përmirsim i licencave egzistuese, e as që janë licenca joegzistuese, nuk janë të falsifikuara me qëllim të kalimit në pikat kufitare. Janë shfrrytëzuar licencat e vlevshme të automjeteve që janë në pronësi të “Besa Trans”… Pyetjen se si ka kaluar kufirin autobusi që vitin e kaluar u dogj në Bullgari, e kanë organet e hetimit.”, tha avokati mbrojtës Asmir Alispahiq.
Seanca e radhës është me 23 nëntor, ndërsa pritet të dëshmojnë nga Drejtoria e Doganave.
Data 26.09.2026
Aktuale
- Revolucioni i Karikimit: Geely prezanton sistemin që ngarkon baterinë e makinës elektrike në vetëm 4 minuta e 30 sekonda
- Shfaqja e rrallë e Hënës së Korrjes dhe Saturnit në qiellin e fundjavës
- BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar të rrisë tarifat ndaj makinave kineze
- Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, përplasen 3 makina/ Një i ri humb jetën, dy të tjerë në gjendje kritike
- Aktivistja Arvina Lleshi “prish” mbledhjen e “Pranisë Besnike” me Erion Braçen: Qeveri e korruptuar
- Von der Leyen në Ballkanin Perëndimor, të premten viziton Shkupin
- AKI propozon subvencione për taksi elektrike në Shkup
- “Rama do ngelet vetëm e do përfundojë keq”/ Aktivisti Lika: SPAK do godasë Ballukun dhe Ballën, ky pushtet do shembet



