29 November
Disa ditë pas vendimin për kthimin e lëndës për rastin Monstra nga Gjykata Supreme në Gjykatën Themelore, kjo e fundit sot ka kthyer përsëri lëndën në Gjykatën Supreme. Informacionin për Alsat e konfirmoi edhe avokati mbrojtës Naser Raufi kurse besohet se Penalja pret nga Supremja që ajo të vendosë së çfarë do të bëhet me personat e akuzuar që janë në burg, përpara se Gjykata Themelore të fillojë rigjykimin. Përderi sa gjykatat hedhin topin te njëra-tjetra, gjashtë të akuzuarit për vrasjen e pesfishtë në liqenin e Smillkovës mbeten në burg.
Alsat-M

