Gjykata Themelore e Shkupit pranoi aktet e prokurorisë të Prokurorisë së Speciale Publike (PSP) për rastet “Trust” dhe “Total”. Në rastin”Trust” i dyshuari parë është afaristi Sead Koçan, i cili akuzohet për të tenderëve në ELEM, ndërsa në rastin “Total” i dyshuar kryesor është biznesmeni dhe gazetari Dragan Pavlloviq-Latas cili akuzohet për evazion fiskal si pronar dhe menaxher i kompanive “Total Marketing” dhe “Total Media Center”.
Gjykatëses Monika Bahçovanovska ka kërkuar largimin e saj nga rastet “Total”dhe Trust”, në të cilët si të akuzuar janë Dragan Pavloviq Latas dhe Sead Koçan.
Siç mëson Televizioni 24, shkaku që Bahçovanovska është tërhequr është se firma e Latasit “Total” ka pasur marrëveshje për reklamë me Lotarinë e Maqedonisë, ku drejtor i saj është burri i Bahçovanovskës, Vlladimir Bahçovanovski, funksionar i VMRO-DMPNE-së.
Tash rastet “Trust” dhe “Total” do t’i vlerësojnë gjykatësit Marjan Grubisha dhe Dragan Nikollovski.
Seanca publike për lëndën “Trust” është planifikuar për në 7 nëntor./Almakos

