03 November
Gjykata e Apelit Shkup sot do të vendosë se nëse “bombat” do të jenë dëshmi në lëndën “TNT” për rrënimin e kompleksit banesor “Kosmos” dhe në lëndën “Toplik” për rastin “Qyteti i Diellit”.
Në “Toplik” janë të dyshuar gjashtë persona nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për ndërtimin e “Qytetit të Diellit”.
Gjykata e Apelit Shkup dje mori vendim që “bombat” të shfrytëzohen si dëshmi në procedurën gjyqësore në rastin “Tenderët”, në të cilin është akuzuar ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska për tenderin për kryerje të punimeve ndërtimore në Muzeun e VMRO-së, nga projekti “Shkupi 2014”.
Incizimet nga bisedat e përgjuara deri tani janë pranuar si dëshmi edhe në lëndën “Treqind” në të cilën është i akuzuar ndihmësministri i mëparshëm në MPB, Gjoko Popovski dhe për “Dhunë në Qendër” në të cilin është akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

