Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari i cili mbrëmjen e 22 korrikut kishte gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar
Rasti kishte ndodhur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ndërkaq i dyshuari është identifikuar me 19 gusht nga ana e policisë.
I dyshuari ka dorëzuar armën AK-47 pa municion ndërkaq me vendim të prokurorit pas intervistimit ai është liruar dhe rasti vazhdon në ;procedurë të rregullt./GazetaExpress



