04 November
Një trup i pajetë është gjendur mëngjesin e sotëm në rrugën “Frenklin Ruzvelt” në Shkup. Siç informojnë nga MPB-ja, trupi i pajetë i përket qytetarit me inicialet M.J. (36) nga Shkupi. Viktima është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm i shtrirë përtokë pranë rrugës kryesore. Ka pasur lëndime të mëdha nëpër trup dhe policia nga të dhënat paraprake mendon se vdekja ka ardhur si shkak i rrëzimit nga një lartësi e madhe e një ndërtese në afërsi të kësaj rruge. Me urdhrin e prokurorit publik trupi do të dorëzohet në obduksion.

