Një 45-vjeçar është gjendur i pajetë brenda makinës së tij në rrethana misterioze.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në një rrugë dytësore krahas unazës.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar lidhur me rastin.
Policia e Korçës bën me dije se nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë
Korçë/Informacion paraprak
Në lagjen nr. 10 Korçë, është gjetur pa shenja jete në mjetin e tij, shtetasi C. M., 45 vjeç.
Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.