Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 34 aksidente, nga të cilat në një aksident lëndime të lehta trupore ka marrë një shofer, në 21 aksidente janë lënduar 31 persona, ndërsa 12 kanë kaluar vetëm me dëme të shkaktuara materiale.
Policia e trafikut të premten ka kryer kontroll në 16 aksidente të trafikut. Në tetë prej tyre, lëndime të lehta trupore kanë marrë 12 persona, ndërsa në tetë është shkaktuar dëm material.
Siç informoi për MIA-n, Dragan Veljanoski, inspektor i pavarur në SPB – Shkup, të shtunën është kryer kontroll në gjithsej 11 aksidente. Gjashtëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në 10 aksidente, ndërsa është shkaktuar dëm material vetëm një aksident.
Dje është kryer kontroll në shtatë aksidente, nga të cilat në një aksident, lëndime të lehta trupore ka marrë një shofer, në tre aksidente, lëndime të lehta kanë marrë tre persona, ndërsa tre janë me dëme materiale.
Gjatë tre ditëve të fundit, nga ana e policisë speciale, janë sanksionuar 25 shoferë të cilët kanë lëvizur me automjet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, shtatë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, tre shoferë kanë kaluar në të kuqe, si dhe 11 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim. Janë hasur edhe 28 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.
Me ndihmën e automjetit special, karrotrec, gjatë këtyre tre ditëve janë larguar 27 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si komunikacionin e këmbësorëve ashtu edhe atë motorik.