Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës njoftoi se 88 anëtarë të personelit të saj u vranë në sulmet e vazhdueshme të Izraelit që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.
Për këtë çështje është bërë një deklaratë me shkrim nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile.
Në deklaratë thuhet se 88 anëtarë të personelit të Mbrojtjes Civile janë vrarë ndërsa 304 janë plagosur deri më tani nga sulmet e Izraelit.
Ushtria izraelite ka arrestuar edhe 21 persona nga ekipet e Mbrojtjes Civile dhe se ka sulmuar 17 qendra të Mbrojtjes Civile, 14 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht dhe 3 janë dëmtuar pjesërisht.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori janë vrarë 44.502 palestinezë, përfshirë rreth 17.492 fëmijë dhe 11.979 gra ndërsa 105.454 persona janë plagosur.
Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.