Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka përgëzuar popullin e Kosovës për procesin zgjedhor.
Ai ka uruar kryeministrin Kurti dhe partinë VV për fitoren e arritur në këto zgjedhje.
“Urime të sinqerta mikut tim, Albin Kurtit, për fitoren dinjitoze të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë! Ky rezultat përfaqëson besimin e qytetarëve në vizionin e tij për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës, si dhe vlerësimin për mandatin e tij të suksesshëm në krye të qeverisë.
Gjithashtu, urime për qytetarët e Kosovës! Shpresoj që vota e tyre të kontribuojë në avancimin e mirëqenies sociale, si dhe në të ardhmen europiane të shtetit. Maqedonia e Veriut mbetet e angazhuar në thellimin e bashkëpunimit, ndërsa marrëdhëniet tona miqësore mbeten të palëkundura”, ka shkruar kryeparlamentari Afrim Gashi.
Data 24.09.2026
Aktuale
- Apple po zhvillon një pajisje shëndetësore inovative pa ekran, rivale e Whoop
- Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet masakër ndaj civilëve në Gaza
- Bie zjarr në fushën e Lazaratit
- Ndërron jetë 13 vjeçari nga Shkupi që u therr me thikë para tri javësh
- Zanfina Ismaili niset për të shkuar në zyrë, po duket si një zonjë e rëndë – i paska shumë hije veshja me komplete
- Plagosja me thikë te Petro Nini, reagon policia
- Këto vendbanime në Shkup nesër do të jenë pa rrymë
- Këto vendbanime në Shkup nesër do të jenë pa rrymë



