Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka bwrw tw ditur se sot në Kuvend, bashkw me disa deputetw ka mirëpritur në takim Ambasadoren e SHBA-së, Angela Aggeler.
“Kjo ngjarje ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet tona me SHBA-në dhe për të reflektuar mbi angazhimin e pazëvendësueshëm të këtij partneri të palëkundur në zhvillimin e Maqedonisë së Veriut. Shpreha mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve, si dhe faleminderova deputetët alumni që kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në. Theksova se mbetem i përkushtuar për të vazhduar këtë bashkëpunim të frytshëm”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.